Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxhaj: Në qeverisjen e Kurtit, Kosova nuk e mori asnjë njohje dhe nuk ka as diplomaci!

nga B G16 dhjetor 2023
Hoxhaj: Në qeverisjen e Kurtit, Kosova nuk e mori asnjë njohje dhe nuk ka as diplomaci!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka adresuar kritika ndaj qeverisjes Kurti .

Sipas Hoxhës gjatë këtyre viteve të qeverisjes Kosova nuk mori asnjë njohje.

Tutje ish ministri i punëve të jashtme tha se diplomacia është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë sot.

“Në qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova nuk e mori asnjë njohje dhe sot Kosova nuk ka as politikë të jashtme, as ministri dhe as diplomaci! Këtë muaj ishte përvjetori i njohjes së Singaporit, ku kjo njohje është marr falë një politike të jashtme të suksesshme të Kosovës, pas disa vizitave në Singapor dhe duke ndjekur hap pas hapi, sikurse tregon ky dokument i komunikimit diplomatik të vitit 2016 në mes të MPJ-së së Singaporit dhe Kosovës! Diplomacia e Kosovës është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë sot!”, thuhet në postimin e tij në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →