RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoxha para komisionit kërkoi që diskutimi për veriun të mos jetë i hapur për media

nga B G6 qershor 2023
Hoxha para komisionit kërkoi që diskutimi për veriun të mos jetë i hapur për media

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se konkursi për policë të rinj në veri ka përfunduar.

Hoxha tha se për këto pozita ka aplikuar një numër i mjaftueshëm, duke mos dhënë shifra të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë konkurs.

Drejtori i Policisë i bëri këto deklarata pas përfundimit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku diskutimi për situatën në veri është bërë me dyer të mbyllura.

Me fillim të raportimit para anëtarëve të Komisionit, drejtori i Policisë ka kërkuar që diskutimi për veriun të mos jetë i hapur për media.

Paraprakisht ai deklaroi se tre muajt e fundit nuk është paguar rrezikshmëria në punë për policët, duke shtuar se presin që gjatë këtij muaji të ndodhë një gjë e tillë.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →