Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Sulmi ndaj gazetarëve, përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes

nga B.K25 shkurt 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit, Visar Duriqi.

Hoti ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Hoti ka ftuar organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti, ndërsa gazetarit Duriqi i ka uruar shërim dhe kthim sa më të shpejtë në kryerjen e detyrës së tij.

“Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet të tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”, ka thënë Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →