Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Qeveria dhe Osmani nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit

nga Venera Grabanica23 janar 2024
Hoti: Qeveria dhe Osmani nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani s’e kanë kuptuar “gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit”.

Hoti në Facebook ka shkruar se Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian, e kryeministri Albin Kurti po kërkon të shkëputet procesi i integrimit evropian nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas Hotit, Qeveria e ka degraduar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe rrugën drejt BE-së “duke ia nënshtruar zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”.

Sipas Hotit, Qeveria Mustafa në 2015-n e kishte arritur Marrëveshjen me BE-në për rrugën drejt integrimit.

”Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, Kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosovës nga Marrëveshja e Ohrit. Gjithë ai aparat qeveritar, me gjithë ata këshilltarë, e me Presidenten juristen, si nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit? Është e kuptueshme tani injorimi që iu bënë BE-ja kur kërkojnë të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →