Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se se ekonomia po i kthehet normalitetit, duke theksuar edhe se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.
Sipas tij kthimi në normalitet është rezultat i:
1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,
2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro për qytetarë,
3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe
4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.
Kryeministri në detyrë ka përsëritur se me ardhjen e vaksinës, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës normalisht. /21Media









