Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë nuk kam gjetur harta e thika

nga Venera Grabanica5 shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka parë as thika e as harta në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk kam gjetur as harta e as thika. Lërë që s’pati harta e thika po SHBA-ja angazhohet për fuqizim të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ashtu siç e bënë njëzet minuta pas përfundimit të ceremonisë (konfirmimi i njohjes nga Izraeli v.j.)”, ka thënë ai për televizionin publik.

“Historikisht Vetëvendosje ka qenë gabim. Edhe kësaj radhe është gabim”.

Për thika dhe harta në Shtëpinë e Bardhë kishte folur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke aluduar në ndarjen e mundshme të Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →