Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Këto dy shtete, po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

nga Venera Grabanica11 shtator 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti duke folur rreth takimeve në Parlamentin Europian, tha se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave,  janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

Kryeministri në intervistën për EuronewsAlbania nuk la pa përmendur dhe njohjen nga Izraelin të cilën e konsideroi një njohje shumë të rëndësishme por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE dhe SHBA.

Ndërkaq ai foli dhe për mundësinë që do t’i jepet Serbisë për të pasur dalje në detin Adriatik të cilën nuk e konsideroi mënyrën e duhur për ta parë këtë situatë. Hoti sugjeron që të shihet në perspektivë ndryshe duke thënë se po punohet për një hekurudhë Prishtinë-Durrës por që sidoqoftë nuk do të shërbejë vetëm për këto dy vende.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →