Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti i reagon Osmanit: Gjasat për Konjufcën mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e Listës Serbe

nga Gentrita Xhemajli4 nëntor 2025
Hoti i reagon Osmanit: Gjasat për Konjufcën mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e Listës Serbe

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila se tha se e ka mandatuar Glauk Konjufcën për ta formuar Qeverinë e re, meqë është bindur se i ka gjasat për ta formuar shumicën e nevojshme.

Hoti ka thënë se Osmani e ka marrë përgjigjen nga partitë se nuk ka gjasa që deputetët e tyre të votojnë asnjë mandatar tjetër, duke shtuar se gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.

“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër. Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe. Gjasa të tjera nuk ka”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →