Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Hill: Serbia ta kuptojë që s’ka zgjidhje tjetër për Kosovën pos asaj politike

nga Venera Grabanica28 nëntor 2023
Hill: Serbia ta kuptojë që s’ka zgjidhje tjetër për Kosovën pos asaj politike

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se nuk ka rrugë tjetër pos zgjidhjes politike të çështjes me Kosovën.

Hill në hapje të Forumit Ekonomik të Beogradit tha se “është e mundur të diskutohet se çfarë mund të bëjë KFOR-i për Kosovën, por se Serbia duhet të kuptojë se nuk ka rrugë tjetër përveç zgjidhjes politike”.

Tutje, Hill tha se negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë më komplekse sesa mund të imagjinohet, por se ndërkohë, çështja e madhe me të cilën po përballet Serbia është ajo që ka të bëjë me Ukrainën, d.m.th. çfarë marrëdhëniesh do të ketë me Rusinë, raporton media e pavarur serbe N1.

Ai tha se serbët në Kosovë duhet të dinë se çfarë do të marrin me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si do të jetë jeta e tyre dhe çfarë do të bëjë Kosova, duke shtuar se AKS-ja është një zgjidhje që përfundimisht do të miratohet.

Sipas tij, ideja fillestare ka qenë që të krijohet AKS-ja dhe Serbia t’i japë Kosovës kapacitetet në bazë të të cilave mund të bëhet anëtare e BE-së.

Hill tha se Kosova duhet të ketë kapacitete më të mëdha për të qenë faktor ndërkombëtar, sepse 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, disa vende të BE-së dhe shumë vende të botës nuk e njohin pavarësinë e saj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →