🇽🇰 Kosova
Hill: S’e di nëse Thaçi dha miratim për mënyrën e shkëmbimit të pengjeve
nga Kaltrina Berila11 nëntor 2025
Hill theksoi se nuk ka qenë në dijeni nëse Hashim Thaçi kishte miratuar një propozim se si duhej të bëhej shkëmbimi i ushtarëve serbë me ushtarë të UÇK-së në janar të vitit 1999.
Prokurori Patch e lexoi një deklaratë të ambasadorit Wolfgang Petritsch, i cili ishte i dërguari special i BE-së për Kosovën asokohe, në një libër të Faruk Ajetit, ku ai kishe thënë se Thaçi e kishte dhënë një miratim të tillë për të, pasi ai fliste gjermanisht.
I pyetur për këtë nga prokurori Patch, Hill tha: “Nuk jam në dijeni, vetëm më kujtohet që Jakup Krasniqi donte që kjo të bëhej në bazë të reciprociteti të mirëfilltë”.











