Haziri: Abdixhiku ka komunikim të vazhdueshëm me qeverinë amerikane
(Lajm i përditësuar)
Haziri: SHBA është garantuesi më i madh për Kosovën
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantuesi më i madh për Kosovën dhe se, duke marrë parasysh ndryshimet në botë, Kosova nuk mund të lejojë që SHBA-të të ndryshojnë pozicionin ndaj saj.
”Duke i parë ndryshimet e mdha që po ndodhin në botë, nuk guxojmë me leju ne që SHBA me ndërru anë, sepse SHBA sot ka anë në pozicion nga Kosova, nuk ka ndryshu qëndrim, edhe në dialogë dhe karshi shteteve mosnjohëse, edhe karshi Këshillit të Evropës, edhe NATO-së dhe BE-së, edhe OKB-së është me Kosovën. Po mos harroni se SHBA-të para një muaji kanë qenë me Ukrainën, po sot janë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. SHBA për Kosovë është garantuesi më i madh”, tha Haziri.
Ai gjithashtu shtoi se raporti i Qeverisë Kurti me ”këto organizata është dizaster”.
Haziri: Abdixhiku ka komunikim të vazhdueshëm me qeverinë amerikane
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka theksuar se LDK-ja, dhe veçanërisht kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka raporte shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haziri shtoi se Abdixhiku është një ndër politikanët që ka një komunikim të vazhdueshëm me qeverinë amerikane, duke përfshirë edhe elementet e sigurisë të NATO-s.
”Kryetari i LDK-së ka komunikim me qeverinë amerikane, është ndosha njëri përe politikanve që ka komunikim të pa ndërprer edhe me elementet e sigurisë që janë në NATO. Nivelin kryesor më të madh e ka kryetari i LDK-së. Ne kemi ruajtuar komunikim dhe kemi ndërtuar bashkëpunim me mirëbesim, ajo që Kurti dhe eksponetet e VV-së e ka quajtuar dëgjueshmëri, s’ka pas dëgjueshmeri ka pasur besim sepse ata kanë qenë në anën tonë”, tha Haziri.
Haziri: Takimi i Sorensen në Kosovë ka qenë njohës
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka folur edhe për takimin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen në Kosovë, sipas tij ky takim ka qenë njohës.
Ai thekson se Sorensen në takimin e tij me LDK-në i ka dëgjuar me kujdes politikat e këtij subjekti politik karshi dialogut.
Sipas tij Albin Kurti i ka ndryshuar parimet me apo pa vetëdije në degradim të procesit për interesa të vendit.
“Takimi i Sorensen ka qenë njohës më shumë, mbi të gjitha kryetari i LDK-së i ka konfirmuar politikat karshi dialogut, aj na ka dëgjuar me kujdes, ne i kemi treguar që këto parime të dialogut që ne i kemi afirmuar dhe që ne i kemi ruajtur si zotim, që z.Kurti i ka ndryshuar me apo pa vetëdije në degradim të procesit për interesa të Kosovës, për neve kanë qenë të pa pranueshme dhe mbesin të pa pranueshme edhe draft dokumentet që kanë mbetuë në tavolinë të Kurtit si i tillë i pa zbatueshëm për LDK-në”, tha Haziri. /21Media
Haziri: Kemi dilema se Kosova mund të ketë krizë të menaxhuar politike të dizajnuar nga Kurti
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tregon dilemën e parë për ndërtimin e qeverisë së re.
Ai përmend edhe kryetarin e LVV-së, sipas tij ai ka hyrë në kryeminstër në detyrë nga dita e djeshme.
Sipas Hazirit të LDK-së dilema e parë kryesore është se a mundet të ketë krizë të menaxhimit politik Kosova të dizajnuar nga Kurti.
“A ka me u implementuar skenari i zbatimit të zgjedhjeve sepse faza e tretë është po aq e rëndësishme sa edhe votimi. A ka me u implementuar skenari kushtetus që qertifikimi i përfundimit të rezultateve dhe ankesave, konsituimi i kuvendit që LVV të del sipas kushtetutës e jepë propozimin për kryetar të kuvendit, ne japim propozim për nënkryetar, bëhen grupet politike dhë hynë në funksion marrja e mandatit të mandatarit. Kjo është dilema e parë kryesore sepse nga kjo ka me u ndërtu rruga, procesi, a ka me pasë Kosova stabilitet institucional apo ka me pasë krizë të menaxhuar politike të dizajnuar nga kryeministri në detyrë sepse prej dje është kryeministër në detyrë”, tha Haziri. /21Media
Haziri: LDK do ta ruajë qeverinë stabile
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK është e interesuar për të udhëhequr qeverinë.
Sipas tij LDK do ta ruajë qeverinë stabile.
“Sonte po ju themi njejtë që e kemi konfirmuar që atë që i kemi thënë qytetarëve tonë, ne jemi të interesuar për të udhëhequr qeverinë, nëse ne nuk na kemi thënë besimin ne nuk jemi në pozitë me ndërruar tani qëndrimin me thënë që ne kemi hyrë me këtë zotim politik por tani ky rezultat po na zhvendosë në qëndrime të reja. Ne kemi konfirmuar qëndrimin e njëjtë, ne e ruajmë qeverinë stabile se programi jonë ka qenë ambiciozë por i bazuar”, tha Haziri. /21Media
Haziri: Asnjë bisedë me LVV, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të fundit, nuk ka pasur asnjë bisedë mes LDK-së dhe VV-së.
Haziri ka shtuar se, kryetari Abdixhiku ka pasur takime dhe iniciativa me partitë opozitare, duke përmendur biseda me, Bedri Hamzën, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.
”Asnjëherë nuk ka biseduar me VV këto javët e fundit, ka inicaitvë me partitë politike tjera që vinë nga opozita ajo inicativë ka shkaktuar takime, me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”. tha Haziri.
Haziri: LVV-së i kemi thënë jo, për 4 vite nuk ka pasur asnjë përafrim me LDK-në
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka thënë se deklaratat e kryetarit, Lumir Abdixhikut lidhur me përjashtimin e mundësisë së bashkëpunimit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje i janë keqinterpetuar.
”Jemi hy për me marrë zyren e kryeministrit, nuk e kemi marrë. Tani Kosova është përballë një situate të re. Ju është keqinterpretu deklarata e Abdixhikut. Jo i kemi thënë VV-së”, tha Haziri.
Ai tutje shtoi se ”4 vjet VV nuk tregoj asnjë vullnet me përafru me LDK-në dhe partitë e opozitës”, tha ndër tjera Haziri.
Haziri: KQZ ka dëmtuar procesin zgjedhor
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se për të është e papranueshme ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës në procesin zgjedhor.
Sipas tij KQZ ka dëmtuar procesin zgjedhor.
“Nuk muj me pranu asnjëherë një vlerësim i cili në vend se me diskutuar dështimin e KQZ-së që e ka dëmtuar procesin zgjedhor, ndërhyrjen e qeverisë në proces zgjedhor, bojkotin e kryeministrit si lider i LVV-së në media dhe qdo shtëpie mediale në Kosovë”, tha Haziri. /21Media
Haziri: Abdixhiku s’ka arsye të dorëhiqet, krahasimi me kohën e Isa Mustafës është i gabuar
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku nuk ka asnjë arsye të ofroj dorëheqjen e tij pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haziri tha se krahasimi me vendimet e mëparshme sa i përket ish kryetarit të LDK-së Isa Mustafës me Abdixhikun është i pasaktë.
Sipas tij, Abdixhiku ka marrë përgjegjësinë për herë të parë në garën për kryeministër dhe duhet të ketë kohë për të vlerësuar numrat dhe rezultatet e zgjedhjeve.
”Abdixhiku, pse duhet të ofroj dorëheqje. Nuk është krahasim i duhur është e vërtet se Isa Mustafa ka marrë përgjegjësin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Po flasim për zhvilime 4-5 vjeçare. Abdixhiku për herë të parë ka hyrë në garën e elefantëve, për herë të parë ka kandidtuar për kryeministër, në mes nat i parë ka dalur dhe ka marrë përgjegjësin. Na jepni pak kohë t’i vlerësojmë numrat. Ne kemi thënë që kemi me mbajt fjalën që e kemi thënë në fushatë”, tha Haziri.
Haziri: Ata që mendojnë që beteja personale ka mundur me i shkaktuar fitore luftës së LDK-së e kanë gabim
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 në lidhje me zgjedhjet ka thënë se ata që mendojnë që beteja personale ka mundur me i shkaktuar fitore luftës së LDK-së e kanë gabim.
Sipas tij LDK do të duhej të fitonte rreth 35% në zgjedhje.
“Nuk është ajo kurfarë kriteri që mundemi në këtë situatë paszgjedhore me thanë e kish rregullu apo e kish dhënë oksigjen politik zgjedhjeve me pas qenë ai apo ajo, nuk është e vërtetë. Mundet me qenë një vlerësim, konstatim por nuk është e vërtetë. Nuk mundesh betejën e fituar personale në luftën e humbur me quajtur sukses dhe gjith ata që mendojnë që beteja personale ka mundur me i shkaktuar fitore luftës së LDK-së e kanë gabim. LDK është dashtur të merrë 25%, 30%,35% për me qenë arritje e qëllimit tonë dhe këtu kandidatët e LDK-së duhet me mësuar se mësimin më të mirë që unë e kam nxjerrë në këto rezultate është që njerëzit proceset zgjedhore nuk po hyjnë me fitu luftën por me fituar beteja”, tha Haziri.
Ai kujton edhe zgjedhjet e vitit 2021 ku në atë kohë LVV me Partinë Guxo ka pasur një urë për vota e cila sipas tij po vlerësohet se ishte Vjosa Osmani.
“Më herët e gjetën një arsyje dhe ura në të cilën kaluan për me votu LVV-në quhej Vjosa Osmani sesa kemi arritur me i këthyer në cilin numër ende duhet të shihet por është edhe një e vërtetë tjetër nësë lexohen numrat drejtë tash përherë të parë LVV prej kohës që është bërë parti politike trendin e ka pasur pozitiv, rritjen e ka pasur graduale”, thekson Haziri. /21Media
Haziri: Renditja e LDK-së e drejtë, Hoti ishte renditur i pari
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 Lutfi Haziri ka thënë se renditja e kandidatëve për deputetë brenda LDK-së është realizuar në mënyrë të drejtë dhe të saktë.
Haziri tha se ish-kryeministrin Avdullah Hoti si një nga figurat kryesore, duke thënë se ai është renditur i pari pas nënkryetarëve, sekretarëve dhe përfaqësuesve të lartë të LDK-së.
”Renditja ka qenë korrekt për të gjithë. Tani në listë janë emra të respektua. Nënkryetarët e LDK-së, kryetarët e komunave janë ata që e kanë shkaktu rendijen e parë. Dhe i pari në renditje mas nënkryetarëve, sekretarëve, dhe përfaqëseusve të lartë të LDK-ës, është ish kryeminsitri Hoti”, tha Haziri.
Haziri tutje ka shtuar se politika e udhëheqjes në LDK është krijuar përmes një bashkëpunimi të gjerë, duke përmendur se programi i LDK-së është zhvilluar nga 273 ekspertë lokalë.
”Nuk po bëjmë debat për ta ruajtur kryetarin e LDK-së, po tregojmë se si është udhëhequr për 4 vite LDK-ja. kemi dashtë të ngritemi por nuk u arrit, zgjedhjet lokale e ngriten LDK-në”, tha Haziri.
Haziri: E vlerësoj deklaratën e Abdullah Hotit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 në lidhje me zhvillimet e fundit mrenda në LDK ka thënë se ai e vlerëson deklarimin e Abdullah Hotit të bërë disa ditë më parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
“Ajo që z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është qështje që unë e vlerësojë si të tillë por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është mrenda strukturës, është vetëm mrenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri.
Ai thotë se LDK ka punuar shumë për diasporën e Kosovës në zgjedhje.
“Është e vërtetë që në mërgatën tonë ne kemi punuar më shumë. Nuk po flas për një shqetësim të z.Hoti të cilin unë e respektoj edhe LDK-ja e respekton. Atë që unë e kam shtruar dhe z.Hoti në radhë të punës z.Abdixhiku e ka kërkuar që me qenë korrekt politikisht edhe me thanë që është kërkesa e z.Abdixhiku e tij që kryesia mu ulë edhe mi disku qështjet”, thekson Haziri. /21Media
Haziri mohon se ka zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK-së: ‘S’ka pa kënaqësi
Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, me theks të veçantë reagimin e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, që tha se LDK-ja ka nevojë për udhëheqje të re.
”Në fakt nuk do ta quaj as pa kënaqësi, as vlim as diçka të jashtëzakonshme brenda LDK-së.Ne kemi debatu kemi diskutu me brenda LDK-së për rezultatet e zgjedhjeve, numrat flasin”, tha Haziri.
Ai tutje ka shtuar se ”është në kulturën e LDK-së që këto çështje të diskutohen brenda LDK-së”. /21Media











