🇽🇰 Kosova
Hargreaves takohet kryetarin e Supremes: Mbështesim institucionet e drejtësisë në Kosovë
nga B G23 korrik 2025
Ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, njoftoi se të mërkurën ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Ai bën të ditur se në takim është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor.
Hargreaves tutje ka thënë se ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë për institucionet e drejtësisë në Kosovë.
“Ritheksova mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj transparencës, profesionalizmit dhe reformave që forcojnë besimin e publikut në drejtësi”, ka bërë të ditur ai.











