Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj takohet me këshilltarin e Sorensenit: AAK e gatshme për të kontriuar në tejkalimin e bllokadës

nga B G18 shtator 2025
Haradinaj takohet me këshilltarin e Sorensenit: AAK e gatshme për të kontriuar në tejkalimin e bllokadës

Kryetari i AAK-së  Ramush Haradinaj është takuar me Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj tha se ata diskutuan për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik.

Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik.”, shkroi Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →