Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Haradinaj: Qeveria është duke punuar që sipërmarrësit të mos jenë vetëm

nga Kaltrina Berila29 janar 2018

Kryeministri ka paralajmëruar takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria është duke punuar që po sipërmarrësit mos të jenë vetëm.

Gjatë një takimi me komunitetin e biznesit dhe OEK-un, Haradinaj ka paralajmëruar takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër, për të cilin ka kërkuar nga ta që nëse kanë projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e tyre si investim, Qeveria do t’i paraqes atje.

“Jemi të interesuar që të bashkëveprojmë që këto projekte ti prezantojmë në emrin tuaj”, tha Haradinaj.

E kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu potencoi se një ndër sfidat kryesore për sektorin privat kanë qenë kamatat bankare dhe sipas tij partneriteti me BERZh-in është ajo çka i duhet Kosovës.

“Me vet faktin që kemi mbështetjen e kryeministrit është një vlerë e shtuar. Një qasje e tillë është rruga më e nevojshme për të mbështet sektorin privat. Jemi këtu që bashkërisht të ndajmë këtë rrugëtim”, tha Gërxhaliu.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →