Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Qeveria dhe kryeministri Kurti janë treguar joserioze në dialog

nga Venera Grabanica21 shtator 2023
Haradinaj: Qeveria dhe kryeministri Kurti janë treguar joserioze në dialog

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21 vlerëson se vonesat në zbatimin e marrëveshjes së Ohrti, po shkaktojnë pasoja të rënda për Kosovën.

Haradinaj tha se kryeministri Kurti është treguar joserioz në procesin e dialogut  pasi që nuk po zbaton obligimet që ka marrë me pranimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Arritja e marrëveshjes në Bruksel dhe ajo çka pasoi si zbatim në Ohër janë të arritura. BE-ja a dhe SHBA-ja po punojnë që krahas zbatimit të marrëveshjes të ndodhin edhe sukseset për Kosovën në procesin e anëtarësimit në institucionet evropiane dhe vonesa në zbatim e pamundëson marrjen e këtyre fitoreve ose dhënien e ndihmës së aleatëve. Në këtë rast Kurti dhe qeveria janë treguar joserioze sepse pas marrjes së obligimeve pas pranimit te marrëveshjes se Brukselit  dhe Ohrit edhe vetëkuptu që pason edhe zbatimi, vonesat në zbatim po shkaktojnë pasoja Kosovës”, tha ai për RTV21.

Haradinaj komenton edhe qasjen e kryeministrit Kurti ndaj ndërmjetësuesve të dialogut.

“Kjo është një lloj gjetje e fajtorit por fajtor është Kurti, qeveria Kurti. Ai në momente të caktuara iu ka ikë amerikanëve edhe ka vrapuar pas evropianëve  tani së fundit u prish edhe me këta. Është problem kjo sjellja e tij dhe shakton edhe pasoja tjera kjo sjellje sikurse e dimë përpos dialogut kemi interes të ruajmë komunikimin e mirë edhe me Borellin edhe me Lajcakun sepse vijnë nga dy vende jo njohëse dhe qëllimi i suksesit në zbatim të marrëveshjes nuk është vetëm zbatimi i brendshëm por edhe  rezultatet në planin ndërkombëtar….” tha Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →