Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Qeveria dëmtoi shërbyesit civilë me 16,6 milionë euro

nga Venera Grabanica17 korrik 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti i ka dëmtuar shërbyesit civilë me 16.6 milionë euro në 12 muajt e fundit.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se ky dëm u është shkaktuar për shkak të mosaprovimit të Ligjit për Paga.
“16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave. Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →