Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Pozita e Kosovës në raport me dialogun është përkeqësuar pas fillimit të udhëheqjes nga Osmani, Kurti e Konjufca

nga B.K18 maj 2023
Haradinaj: Pozita e Kosovës në raport me dialogun është përkeqësuar pas fillimit të udhëheqjes nga Osmani, Kurti e Konjufca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sonte në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se pozita e Kosovës në raport me dialogun është përkeqësuar pas fillimit të udhëheqjes nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Sipas tij, ky përkeqësim ka ardhur si rezultat i menaxhimit të tyre dhe si rezultat i zhvillimeve globale pasi ka ndodhur lufta në Ukrainë.

“Këta nuk kanë qenë në gjendje me kuptu implikimin që e shkakton kjo luftë edhe në proceset rajonale. Në shumicën e kohës Kosova është vetëkënaqur me dëshirën me asocu Serbinë dhe Vuçiqin me Putin dhe Rusinë, por mund të mos jetë kjo detyra jonë, mund mos të jetë ky misioni ynë, ne do të ishim shumë ma ndihmesë për aleatët tanë, sikurse se dëshmojshim çfarë demokracie e mirë jemi, sa mirë dimë me i trajtu pakicat që jetojnë me ne…, sa mirë e trajtojmë kishën, vlerat, kulturën e proceset tjera…”, ka thënë Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →