RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

nga RTV211 dhjetor 2018

Aksioni fillon nga ora 09:00 deri në 12:00

Kryeministri, Ramush Haradinaj sot do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Komuna e Klinës do të vazhdojë me aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, këtij aksioni do t’i bashkohet kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, OJQ-të, qytetarë dhe një grup i vullnetareve nga “Let’s Do It Kosova”.

Aksioni do të fillojë nga ora 09:00 deri ne 12:00, në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë , kryesisht në fshatrat përgjatë rrugës Gllarevë –Dollc.

Gjatë këtij aksioni planifikohet të hiqen deponi ilegale të mbeturinave inerte, mbetje të plastikave dhe mbeturina të tjera që janë përgjatë brigjeve të rrugës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →