Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Përgjegjësinë për formimin e qeverisë e ka Vetëvendosje

nga B G26 dhjetor 2019

Haradinaj thotë se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj para seancës konstituive tha se përgjegjësinë për formimin e institucioneve e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Përgjegjësia për me i kriju institucionet bjen mbi fituesin e zgjedhjeve, nuk bjen mbi të dytin ose mbi tretin, këtë e them nga përvoja. Vetëm ai që i ka fitu zgjedhjet mund t’i krijojë institucionet. Duhet me u konstitu Kuvendi. Tash e tutje vonesat e ndërtimit ose konstituimit të Kuvendit dhe ndërtimit të qeverisë bijnë mbi Vetëvendosjen dhe zotin Kurti.”, tha Haradinaj.

Ai tutje shtoi se ai ka dhënë dorëheqje si deputet i Kuvendit të Kosovës, por që sot do të jetë në shoqërim të kolegëve deputetë.

Në anën tjetër, deputeti i zgjedhur nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi për RTV 21 ka thënë se Vetëvendosje sot nuk do ta propozojë Kryetarin për Kuvend pasi që nuk ka marrëveshje paraprake me LDK-në./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →