Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj për takimet VV-LDK: Shihet që nuk ka drejtim për marrëveshje

nga B.K29 janar 2020

A ka marrë ftesë Haradinaj për takimet lidhur me krijimin e qeverisë?

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, lidhur me takimet VV-LDK, ka thënë se shihet se nuk ka drejtim për marrëveshje, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, i pyetur se a ka marrë ftesë për takimet lidhur me krijimin e qeverisë, Haradinaj tregoi se nuk ka pas ndonjë ftesë.

Takimi i mbrëmshëm mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka përfunduar pa marrëveshje. Në takim morën pjesë edhe ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve të QUINT’it./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →