Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Haradinaj: Kosova vend atraktiv për investime të huaja

nga RTV2128 mars 2018

“Kosova ofron mundësi të shumta dhe është vend jashtëzakonisht atraktiv për investime të huaja”

Prania ekonomike amerikane në Kosovë është lajm i mirë për të gjithë ne, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet kompanisë “Marigona Tower” Sh.p.k., kompani e themeluar nga Marigona Residencë Sh.p.k. dhe Marriott International Inc., për hapjen e hoteleve të para të brenduara në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se besimi i brendit të njohur botëror “Marriott Group” për investim në vendin tonë është nisje e re për Kosovën dhe sinjal i fuqishëm për të gjithë investitorët e huaj.

“Ishte kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kontraktuale për hapjen e dy hoteleve Four Points nga Sheraton dhe Courtyard, Marriott. Ky investim i madh është dëshmi se Kosova ofron mundësi të shumta dhe është vend jashtëzakonisht atraktiv për investime të huaja”, tha kryeministri Haradinaj.

Carlton Ervin, drejtor i Zhvillimit për Evropë nga Marriott International, tha se Kosova ofron mundësi të mirë për rritje dhe hyrje në një treg të ri për Marriott International dhe për gamën e gjerë të brendeve të tij.

Marrëveshja trepalëshe për hapjen e dy hoteleve me famë botërore në Kosovë, Four Points by Sheraton dhe Courtyard by Marriott, është nënshkruar nga Valton Billalli, drejtor Menaxhues i Marigona Tower, Carlton Ervin, drejtor i Zhvillimit për Evropë nga Marriott International, dhe Haluk Ozdogan, kryetar i operatorit Access Hospitality.

Investimi i gjithmbarshëm në dy hotelet gjatë tri viteve të ardhshme do të tejkalojë shumën prej 16 milionë euro, ndërsa nga ai do të përfitojnë mbi 150 punëtorë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →