Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk do të gjunjëzohet

nga RTV218 qershor 2017

Haradinaj ftoi qytetarët e Therandës që të dalin më 11 qershor në zgjedhje

Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në fushatën zgjedhore në Suharekë tha se asjëherë nuk do të gjunjëzohen si Kosovë në të drejtën e vet.

Haradinaj shtoi se njëra nga punët e Qeverisë së re është heqja e ndikimit të Serbisë. Kreu i AAK-së tha se nuk do të lejojnë t’i mund korrupsioni por do të punojnë për ta bërë Kosovën shtet ku të gjithë dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Kosovë.

Haradinaj ftoi qytetarët e Therandës që të dalin më 11 qershor në zgjedhje dhe mos ta lënë asnjë votë në shtëpi.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së Blerim Kuçi tha se tri kërkesa ka Suhareka.

“Me ndalë Serbinë, m’i ndalë të rinjtë për të mos ikë dhe për ta bërë një shtet të vërtetë”, tha Kuçi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →