RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Faleminderit për shërbimin gjeneral Rama

nga E.Bullaku30 nëntor 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në të gjitha të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Ramën për shërbimin e tij.
“E njoh shumë gjatë dhe nga afër, e njoh në punë me shumë profesionalizëm. Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama. Komandantit të ri të FSK-së, ushtarakut të UÇK-së e pjesëtarit të një familje emblemë kombëtare, Gjeneralmajor Bashkim Jashari i uroj suksese dhe punë të mbarë. Jemi bashkë në punë të mira për sigurinë e Atdheut dhe të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneralmajorin Bashkim Jashari, komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →