Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj akuzon Osmanin e Kurtin: Sa herë e përmendni Rugovën, i rrotullohen eshtrat në varr

nga Venera Grabanica7 shtator 2024
Haradinaj akuzon Osmanin e Kurtin: Sa herë e përmendni Rugovën, i rrotullohen eshtrat në varr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla për atë që e quan përpjekje për të manipuluar trashëgiminë politike të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e presidentit Rugova”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai akuzoi Kurtin dhe Gërvallën për mosrespekt historik ndaj Rugovës, ndërsa për Osmanin ka thënë se s’ka “asgjë rugoviste përveç retorikës”.

Ish-kryeministri i Kosovës vlerësoi se qasja e të treve ndaj politikëbërjes së Rugovës është aq e ulët sa që “sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr”.

Haradinaj theksoi besnikërinë e banorëve të Llapit ndaj Rugovës dhe sugjeroi se regjioni meriton një përmendore për ish-presidentin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →