Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj të FSK-së

nga Venera Grabanica5 janar 2023
Hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj të FSK-së

Është hapur konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat të aplikojnë për të qenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në moshën 25 vjeçare.

“Ftoj të gjithë të rinjtë e të rejat të aplikojnë për të qenë pjesë e ushtrisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media 
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →