Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza takon ambasadorin zviceran: Zvicra mbështetëse e palëkundur e Kosovës

nga Kaltrina Berila27 dhjetor 2024
Hamza takon ambasadorin zviceran: Zvicra mbështetëse e palëkundur e Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Hamza ka treguar marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e kësaj të fundit në përkrahjen e vendit në çdo etapë të zhvillimit.

“Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hamza theksoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përqendruar në integrimet euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, shtoi ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →