Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Halil Kastrati dhe Edi Rama lumturojnë 16 familje

nga Kaltrina Berila23 prill 2022

Humanisti Halil Kastrati ka arritur që përmes mbledhjes së fondeve të bëjë dorëzimin e 16 apartamenteve për banorët e Lezhës të cilët u goditën nga tërmeti i vitit 2019.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama, me Zëvendës Kryeministrin, Z. Arben Ahmetaj si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Z. Pierin Ndreu kemi bërë dorëzimin e çelësave të 16 apartamenteve për banorët e Lezhës, të cilët tërmeti i la pa strehim. Familjet i gazofshin Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka njoftuar Katstrati përmes një postimi në Facebook.
Me 26 nëntor të vitit 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 51 persona, ndërsa u shkaktuan dëme të shumta materiale./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →