Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Gresa Bakraçi s’ia del as përmes repesazhit, eliminohet nga Lojërat Olimpike Paris 2024

nga Kaltrina Berila3 gusht 2024
Gresa Bakraçi s’ia del as përmes repesazhit, eliminohet nga Lojërat Olimpike Paris 2024

Përfaqësuesja e Kosovës në atletikë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Gresa Bakraçi, nuk ia ka dal të kalojë tutje as me repesazh.

Bakraçi përsëri u rendit e fundit në baterinë e saj në garën 800 metra, duke arritur kohën 2.18 minuta, por pas garës u konfirmua se jonë e mbylli garën në vendin e 35-ta në total, diskualifikua për dalje nga korsia.

Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të eliminuara mbrëmë në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish.

Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu dha edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes repasazhit, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.

Megjithatë, garuesja jonë nuk ia doli të kualifikohet as në mundësinë e dytë, kështu që e mbyll aventurën në ‘Paris 2024’

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →