Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Greqia mbyll Akropolin, shkak temperaturat e larta

nga Venera Grabanica18 korrik 2024
Greqia mbyll Akropolin, shkak temperaturat e larta

Për shkak të motit ekstrem, Ministria e Kulturës greke ka urdhëruar mbylljen e Akropolit të mërkurën për disa orë në mes të ditës.

Meteorologët paralajmëruan se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, të paktën deri të dielën, ndërsa sot pritet që temperaturat të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Gjithashtu zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në mjedise të mbyllura me ajër të kondicionuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të pinë ujë rregullisht.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →