RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grabitja në Suharekë, policia po zhvillon hetime edhe sot

nga Kaltrina Berila4 dhjetor 2023
Grabitja në Suharekë, policia po zhvillon hetime edhe sot

Pas arrestimit të pesë personave për grabitjen në Suharekë, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet për këtë rast.

Policia e Kosovës ende vazhdon që të bëjë roje tek argjendaria dhe vendi ku ka ndodhur aksioni mbrëmjen e së dielës.

Ndërkaq, pronari i argjendarisë, T. B, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Gjatë aksionit që organizoi Policia e Kosovës, më 30 nëntor ka neutralizuar një të dyshuar dhe një pjesëtar i saj është plagosur, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen në një argjendari në Suharekë, më 22 nëntor 2023.

Ndryshe, mbrëmë është arrestuar edhe një i dyshuar për bashkëpunim në blerjen e arit të vjedhur.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →