Gjermania në çerekfinale, Danimarka “kafshatë e lehtë” për nikoqirin e Euro 2024
(Lajm i përditësuar)
Gjermania në çerekfinale, Danimarka “kafshatë e lehtë” për nikoqirin e Euro 2024
Gjermania ka siguruar biletën e dytë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Gjermania e ka mposhtur Danimarkën 2:0.
Golat për nikoqirin e këtij turneu i shënuan Kai Havertz (minuta e 53’) dhe Jamal Musiala (minuta e 68’).
Me fitoren e sotme, Gjermania vazhdon në çerekfinale të Euro 2024.
Rezultati final, 2:0 në favor të Gjermanisë.
Gjermania e thellon epërsinë kundër Danimarkës
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Gjermania ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 në ndeshjen kundër Danimarkës, falë golit të shënuar nga Jamal Musiala.
Musiala shënon në minutën e 68’ për 2:0.
Zhbllokohet rezultati mes Gjermanisë dhe Danimarkës
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Danimarkës, falë golit të shënuar nga Kai Havertz.
Havertz shënon në minutën e 53’ për 1:0.
Euro 2024: Largohen vetëtimat, rifillon ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës
UEFA ka vendosur për rifillimin e ndeshjes së Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Ndeshja u pezullua rreth minutës së 36’ për shkak të motit të ligë, përplot me shi dhe vetëtima.
Tani ndeshja rifillon sërish, me rezultatin aktual që është i barabartë 0:0.
Pezullohet ndeshja Gjermani- Danimarkë
Është pezulluar ndeshja e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Moti i ligë dhe vetëtimat e shumta kanë bërë që ndeshja e Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës të pezullohet.
Ende nuk dihet nëse ndeshja do të rifillojë, apo do të shtyhet për një afat të pacaktuar.
Euro 2024: Fillon ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës
Ka filluar të zhvillohet ndeshja tejet interesante e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Përballja po zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, dhe i takon raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Euro 2024: Formacionet zyrtare të Gjermanisë dhe Danimarkës
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.
Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i përballjes së sotme, e cila i takon raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Gjermania e mbylli fazën e grupeve si lidere, në një grup ku ishin Zvicra, Hungaria dhe Skocia. Në anën tjetër, Danimarka përfundoi e dyta në grupin e saj ku ishin edhe Anglia, Sllovenia dhe Serbia.
Përballja e fundit mes Gjermanisë dhe Danimarkës daton në muajin qershor të vitit 2021, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, për shkak të kartonëve të verdhë te Gjermania mungon Jonathan Tah, kurse te Danimarka mungon Morten Hjulmand.
Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.











