Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Gjermania mbështet kufizimin e Rusisë në sistemin e pagesave Swift

nga B.K26 shkurt 2022


Gjermania ka mbështetur vendosjen e kufizimeve “të synuara dhe funksionale” për anëtarësimin e Rusisë në sistemin e pagesave Swift, raporton BBC, përcjell rtv21.tv.
“Ajo që na nevojitet është një kufizim i synuar dhe funksional i Swift”, thanë Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Ekonomisë Robert Habeck në një deklaratë të përbashkët.
Qeveria po punon se si të “kufizojë dëmin kolateral” të kufizimeve “në mënyrë të tillë që të prekë njerëzit e duhur”, shtoi ai.
Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj sanksionit, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre më herët të shtunën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj vendeve të BE-së për vendimin./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →