RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjermanët ende pa vendim

nga B G23 maj 2017

Gjermania ende nuk ka vendosur nëse do të tërheqë ushtarët nga baza ajrore në Inxhirlik në Turqi

Kështu ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen, sipas së cilës ekzistojnë edhe alternativa në lidhje me këtë, transmeton AP.

Ajo ka bërë të ditur se ka vizituar një bazë në Jordani dhe ka thënë se “kjo është alternativë shumë interesante”. Fon der Lajen ka shtuar se me Turqinë do të bëjë negociata ditëve të ardhshme për vendimin e Ankarasë që t’iu ndalojë vizitën deputetëve gjermanë ushtarëve të Bundesverit të stacionuar në Inxhirlik. “Lufta kundër terrorizmit ka prioritet absolut”, ka thënë Fon der Lajen.

Ndryshe, aeroplanë vëzhgues gjermanë dhe aeroplanë për mbushje me karburante marrin pjesë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islam në Siri./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Më të fundit

Të gjitha →