Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaDiaspora
✈️ Diaspora

Gjendja në pikat kufitare, pritje edhe në Jarinjë e Bërnjak

nga Kaltrina Berila1 gusht 2022

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak pas heqjes së barrikadave janë të hapura për qytetarët e Kosovës. Udhëtarët për të hyrë në Kosovë nga këto pika kufitare po presin deri një orë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se tani për tani në pikën kufitare te Dheu i Bardhë udhëtarët po presin deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë 30-40 minuta.
Pritje njëorëshe ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë.
Ndërsa, pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 15 minuta./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →