Gjendja aktuale pas shiut në Prishtinë, Fushtica: Kemi shumë thirrje për ndihmë
(Lajm i përditësuar)
Reshjet në Prishtinë, 15 udhëtarë evakuuohen nga një autobus
15 udhëtarë janë evakuuar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin e kishte të pamundur të qarkullonte shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.
Këtë e ka konfirmuar drejtor i Emergjencave, Lulzim Fushtica.
“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, ka deklaruar ai.
Gjendja aktuale pas shiut në Prishtinë, Fushtica: Kemi shumë thirrje për ndihmë
Reshjet e mëdha që kanë rënë orëve të fundit në kryeqytet, e kanë vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe veturave.
Lidhur me gjendjen aktuale në kryeqytet për rtv21.tv ka folur drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica.
Fushtica tha se ka thirrje të shumta nga qytetarët që po kërkojnë ndihmë.
“Jemi në terren. Gjendja momentale ështëe rëndë. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar. Kemi thirrje nga qytetarët e secilës pjesë të Prishitnës”, tha Fushtica.
KEDS pas shiut: Rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj
KEDS-i ka bërë të ditur se reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditen e sotme kanë mobilizuar ekipet e kësaj kompanie, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.
Sipas KEDS-it, rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj./
“Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim
Edhe rruga kryesore në “Emshir” pas shiut të madh është bërë sikur të ishte lumë,
Përkundër kësaj veturat në këtë rrugë shihet se nuk janë duke u ndaluar. Pamje të shumta po publikohen në rrjetet sociale nga qytetarët.

Vërshohet Veterniku, uji mbulon veturat
Qytetari Ilir Morina ka publikuar pamje të vërshimeve, në të cilat shihet se si uji ka mbuluar automjetet.
Ai thotë se vërshimet dëmtuan bizneset e veturat dhe për këtë ka njoftuar emergjencat.
Në orët e mbrëmjes në Prishtinë po vazhdon shiu e breshëri
Kjo ka shkaktuar edhe vërshime në disa rrugë të kryeqytetit, duke shkaktuar kolona të automjeteve.
Në hyrje të Prishtinës, nga ana e Hajvalisë ka kolona të automjeteve për të hyrë në kryeqytet shkaku i vërshimeve në rrugë.
Shiu vërshon rrugët në Shkabaj
Shiu i dendur në orët mbrëmjes ka vërshuar edhe një rrugë kalimi në Shkabaj të Prishtinës.
Aktualisht një numër i vogël veturash po kalojnë nëpër rrugë, megjithatë nuk ka pengesa serioze.
Shi, breshër dhe erëra të fuqishme, errësohet para vakti Prishtina
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave që po ndodhin gjatë pasdites së sotme.
Në kryeqytet, por edhe në disa vende tjera të Kosovës nisi shiu i madh i shoqëruar me shtrëngata masive.
Pamje ka publikuar Meteo Ballkan:
Fotografi nga ky moment i shiut dhe breshit ka realizuar edhe fotografi Arben Llapashtica të cilat i ka publikaur në rrjetet sociale.

Breshër i madh shihet që ka rënë edhe në Prizren, Fushëkosovë, Gjilan.

Pas temperaturave të larta, disa rajone të Kosovës vërshohen nga shiu dhe breshëri
Pas temperaturave të larta që mbizotruan ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite kanë nisur reshje shiu.
Sipas disa videove dhe fotografive të publikuara ne rrjetet sociale shuhet se ne disa qytete ka rënë edhe breshër i madh.









