Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet pa shenja jete një 56-vjeçar, Policia jep detaje për RTV21

nga Kaltrina Berila12 tetor 2022

Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën Viti-Letnicë. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti rreth orëve të hershme të mëngjesit të sotëm ka pranuar një informatë se në rrugën Viti-Letnicë është gjetur një veturë e braktisur me tabela vendore. Me të dalë në vendin e ngjarjes afër veturës është gjetur trupi i pajetë i një personi Shqiptar Kosovar (1966) i cili ishte pa shenja jete”, ka thënë Hashani.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore nga Stacioni Policor i Vitisë, mjeku kujdestar dhe Hetimet Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet fillestare nuk janë gjetur shenja të dhunës në trupin e viktimës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Hashani ka thënë se hetimet rreth rastit nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →