Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm të enjten në Kosovë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se në Fushë të enjten rreth orës –02:0o ë shtë arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
E në të njëjtën ditë në Graqanicë rreth orës 09:20. Po ashtu një grua ka raportuar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe intervistuar i dyshuari i lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Të enjten edhe në Lipjan rreth orës 17: 52 Lipjan për dhunë në familje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Kurse në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
E për dhunë në familje më 2 shkurt është raportuar edhe në Prizren rreth orës 00:40, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kurse në Istog të enjten rreth orës 23:00. është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media









