RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gëzim Kasapolli i bashkohet listës së deputetëve të LDK-së

nga Venera Grabanica26 nëntor 2025
Gëzim Kasapolli i bashkohet listës së deputetëve të LDK-së

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, pritet që gjatë ditës së nesërme t’i bashkohet LDK-së.

Nga burime të rtv21, Kasapolli do të jetë edhe pjesë e listës së deputetëve të kësaj partie.

Gëzim Kasapolli ishte në detyrën e ministrit të integrimeve evropiane në vitin 2014 dhe gjatë mandatit ishte kryenegociator i MSA me BE-në.

Prej vitit 2018 ishte ambasador i Kosovës në Kroaci, në një mandat katër vjeçar. Gëzim Kasapolli iu bashkua panelit të analistëve në Click te RTv21 prej afro 2 vjetësh./RTV21/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →