Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTeknologji
💻 Teknologji

Gazeta italiane publikon edicionin e parë në botë përmes inteligjencës artificiale

nga Gentrita Xhemajli23 mars 2025
Gazeta italiane publikon edicionin e parë në botë përmes inteligjencës artificiale

Gazeta italiane “Il Foglio” ka thënë se është e para në botë që ka publikuar një edicion plotësisht të gjeneruar me inteligjencë artificiale (AI). Sipas gazetës, inteligjenca artificiale mund të “përdoret për gjithçka” – si për shkrim, tituj kryesorë, citime…madje edhe për ironi, raporton “The Guardian”.

Nisma e Il Foglios, gazetë me orientim konservator-liberal, është pjesë e një eksperimenti gazetaresk që “ka për qëllim të shpërfaqë ndikimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në mënyrën tonë të punës”, ka thënë redaktori i gazetës, Claudio Cerasa.

“Do të jetë gazeta e parë ditore në botë e krijuar tërësisht përmes inteligjencës artificiale. Për gjithçka. Për shkrimin, titujt kryesorë, citimet, përmbledhjet. Dhe, ndonjëherë, edhe për ironinë”, ka deklaruar Cerasa.

Ai ka shtuar se ky lloj i teknologjisë e kufizon rolin e gazetarit në vetëm parashtrimin e pyetjeve dhe leximin e përgjigjeve.

Eksperimenti vjen në kohën kur organizatat e lajmeve në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë se si funksionon AI. Më herët këtë muaj, “The Guardian” pati raportuar se mediumi tjetër britanik BBC, po konsideron të përdorë inteligjencën artificiale për t’i ofruar publikut përmbajtje më të personalizuar.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →