Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK realizon me sukses kursin e avancuar për lider

nga Kaltrina Berila2 gusht 2025
FSK realizon me sukses kursin e avancuar për lider

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u realizua “Kursi i Avancuar për Lider”, me qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të udhëheqjes në nivel togu.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

“Ky kurs kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK. Po ashtu, paraqet një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të karrierës”, thuhet tutje në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →