🌍 Bota
Francë, sërish protesta në aeroporte kundër ligjit të pensioneve
nga Venera Grabanica27 prill 2023
Udhëtarët që fluturojnë brenda dhe jashtë Francës duhet të përgatiten sërish për greva në mbarë vendin, të nxitura nga ligji i qeverisë për reformën e pensioneve.
Autoriteti francez i aviacionit civil ka njoftuar se nga mbrëmja e së dielës deri të martën në mëngjes, priten anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e “Paris Orly” dhe “Paris Charles de Gaulle”, si dhe në Marsejë, Lion, Bordo, Nante, Toulouse, Nice dhe Beauvais.
Vendimi i qeverisë, i nxitur nga presidenti Emmanuel Macron në mes të marsit, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 është kthyer tashmë në ligj, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, sindikatat po bëjnë sërish thirrje për protesta mbarëkombëtare dhe greve të hënën, që shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.










