RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Franca mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

nga Xh.D27 shkurt 2022

Franca është vendi i radhës që i është bashkuar nismës së vendeve evropiane për t’ia mbyllur hapësirën ajrore avionëve rusë.
Gjermania, Austria, Italia, Republika Çeke, Polanda, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Romania, Luksemburgu janë vendet që ia mbyllën hapësirën ajrore avionëve rusë.
Edhe hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra.
“Hyn në fuqi menjëherë, hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, tha Alghabra të dielën në mëngjes./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →