Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacionet zyrtare të Manchester Cityt dhe Interit

nga Venera Grabanica10 qershor 2023
Formacionet zyrtare të Manchester Cityt dhe Interit

Sonte, me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Ataturk Olympic” do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Pasi që u shpall kampion i Premier Ligës dhe e fitoi trofeun e FA Cup, Manchester City synon triumfin në Ligën e Kampionëve që ta kompletojë tripletën.

Në anën tjetër, Interi arriti ta fitojë tripletën në vitin 2010, ndërsa sot e kërkon trofeun e garës më prestigjioze evropiane për të katërtën herë në historinë e klubit.

Për ta siguruar finalen, në gjysmëfinale, Interi e eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0, kurse City e eliminoi Real Madridin duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve 5:1.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është i vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit që e ka përballë sot, por ka insistuar se e bukura e futbollit është që skuadra favorite nuk fiton gjithmonë.

Fakt interesant është që të tri finalet e fundit të kësaj gare u vendosën nga një gol mes minutës së 40’ dhe të 60’.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te City mungon vetëm i suspenduari Benjamin Mendy, kurse te Interi mungon mbrojtësi brazilian, Dalbert.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Man City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

ETIKETA:#Futboll#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →