Edhe këtë të hënë pika kufitare Merdare ka fluks të madh të udhëtarëve.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje të Kosovës shkojnë deri në 1 kilometër dhe udhëtarët po përballen me pritje më shumë se një orë. Ndërsa, në hyrje në këtë pikë, ka pritje vetëm 3-5 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 10-15 minuta, ndërsa Jarinjë dhe Glloboqicë pritjet janë 5-10 minuta.
Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare nuk ka pritje./21Media









