Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

nga Venera Grabanica8 nëntor 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë.
Kjo u bë e ditur nga kandidati për asamble në komunën e Podujevës, Xhevdet Maloku nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili edhe ka bërë ankesën.
Maloku ka publikuar edhe dokumentin e PZAP-së.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →