Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Flamuri rus në EURO 2024 i vendosur nga serbët, Musliu: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë

nga Venera Grabanica16 qershor 2024
Flamuri rus në EURO 2024 i vendosur nga serbët, Musliu: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se sanksionimi i Rusisë nga Evropa nuk po ka kuptim pasi në kampionatin EURO 2024 serbët e vendosën flamurin rus në stadium, ku Serbia po përballet me Anglinë në kuadër të fazës së grupeve të këtij kampionati.

Ai ka postuar një fotografi në “X”, ku shihet se flamuri rus është vendosur afër atij serb.

“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! Euro2024”, ka shkruar Musliu.

Sanctioning #Russia by #Europe is pointless! Why bother? The Russian flag at Euro2024 has been brought by the #Serbs! #Euro2024 pic.twitter.com/smh17CSuzN

— Agim Musliu (@agim_musliu) June 16, 2024

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →