RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Filloi takimi Thaçi- Borrell

nga B G30 janar 2020

Borrell ka arritur në Kosovë

Ka nisur takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell.

Ky takim po zhvillohet në kuadër të vizitës së Borell në Kosovë. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë sot do të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë.

Por disa minuta më herët kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se nuk do marr pjesë në këtë takim si mesazh që takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mos ekzistencës së institucioneve të reja.

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Më të fundit

Të gjitha →