Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Filloi seanca konstituive e Kuvendit

nga Egzona Mehmeti26 dhjetor 2019

Në rendin e ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkrytarëve të Kuvendit

Filloi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seancën po e udhëheq deputeti më i vjetër i Kuvendit, Jahja Kokaj, i shoqëruar nga deputetja më e re, deputetja Fjolla Ujkani.

Kokaj e filloi seancën duke falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme.

Interesim të madh për seancën konstituive të legjislaturës së shtatë ka edhe nga ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë, përfshirë ambasadorin e SHBA-ve, Britanisë dhe shumë përfaqësues tjerë diplomatik.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve. Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Po ashtu janë përcaktuar edhe ulëset për grupet parlamentare. Kështu, konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar që është Vetëvendosje do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë e që është LDK në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë që është PDK në anën e majtë të kryesuesit. Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet në vijim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →