RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Filloi ndeshja Angli-Senegal

nga Venera Grabanica4 dhjetor 2022
Filloi ndeshja Angli-Senegal

Njëra kombëtare ndërmjet asaj të Anglisë apo Senegalit do të jenë kundërshtare të Francës në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Francezët do ta mësojnë sonte kundërshtarin pas 90 minuta lojë ndërmjet Anglisë dhe Senegalit, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Al Bayt” me fillim nga ora 20:00.
Anglia në këtë ballafaqim futet pa dyshen White dhe Sterling, kurse të Senegali mungon Guye për shkak të lëndimit.
Ndeshja tashmë ka startuar dhe skuadrat e kanë nisur atë me formacionet e mëposhtme:
Anglia: Pickford; Ëalker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Henderson, Bellingham; Saka, Foden, Kane
Senegali: Mendy, Ciss, Die, Diallo, Diatta, Jakobs, Koulibay, Mendy, Ndiaye, Sabaly, Sarr

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →