Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

FFK nesër mban Kuvendin e Rregullt Zgjedhor

nga Egzona Mehmeti5 prill 2022

Federata e Futbollit e Kosovës ka informuar se nesër në orën 11:00, në selinë e FFK-së do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor.
FFK ka informuar se për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, është e pamundur të krijojnë hapësirë edhe për mediat në përcjelljen e kuvendit.
“Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së, prandaj të gjithë ecurinë e Kuvendit do të mund ta ndiqni drejtpërdrejt.”, është bërë e ditur në njoftim.
Pas përfundimit të Kuvendit, sipas FFK-së, presidenti Agim Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion për prononcuar për media./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →